Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gafa e portaleve shqiptare, ngatërrojnë Hanën me Elvanën

Gafa e portaleve shqiptare, ngatërrojnë Hanën me Elvanën
May 01
19:51 2016

Ditën e sotme, portali “Jeta osh qejf” publikoi një shkrim që fliste për një marrëdhënie të para disa viteve mes Getoar Selimit dhe Elvana Gjatës. Lajmi u shoqërua me një foto, në të cilën shfaqej Getoari duke u puthur me një vajzë, e cila supozohej të ishte Elvana Gjata. Brenda pak minutash ky lajm “mori dhenë” dhe u publikua edhe në disa portale të tjera si Lapsi.al; Opinion.al të cilat e morën lajmin “bruto”, pa verifikuar asnjë informacion. Ndërkohë Revista Class, kopjon më me “class” dhe në foto ve një tjetër ish të dashur të Getoarit që quhet Florenta.

A kanë qenë vërtet të lidhur Elvana me Getoarin? Ekziston ndonjë provë për këtë? Apo prova e vetme është fotoja? Epo, me keqardhje u themi këtyre portaleve që do të mjaftonte vetëm pak punë “kërkimore” për të verifikuar që vajza në foto nuk është Elvana Gjata. Ajo quhet Hana dhe është ish-e dashura e Getit. Mjafton të informohesh dhe të pyesësh burimet për të bërë një shkrim, kjo është ajo që duhet të bëjë një gazetar.

Është e vërtetë që vajza ka pak ngjashmëri me Elvanën, por fatkeqësisht për portalet nuk është ajo. Elvana Gjata nuk ka piercing në kërthizë dhe nuk ka pasur ndonjëherë. Herë tjetër përpara se të sajoni, mendoni edhe njerëzit e tjerë që përfshihen në këtë informimin tuaj të çalë. Blitz.al ka siguruar disa foto të tjera të Getoarit dhe Hanës gjatë kohës që kanë qenë të lidhur. Edhe pse është një informacion që nuk ka pikë rëndësie tashmë, pasi reperi i njohur nga Kosova është lumturisht në një marrëdhënie dashurie me prezantuesen Marina Vjollca. Historia e tij me Hanën nuk ka qenë sekrete dhe ata që janë fansa të hershëm të Getit, por edhe mediat rozë që kanë shkruar për ta, e dinë mirë këtë.

Etiketimet
Shperndaje