Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Gafa” e Blendi Fevziut në urimin e Pavarësisë

“Gafa” e Blendi Fevziut në urimin e Pavarësisë
November 28
13:05 2016

Sot të gjithë shqiptarët në të gjithë botën festojnë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Shumë personazhe të njohur të ekranit kanë uruar në rrjete sociale këtë ditë feste për gjithë kombin shqiptar. Njëri prej tyre ka qenë edhe moderatori i njohur i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu. Përveç urimit, ajo që bie në sy është data që Fevziu ka shkruar për sa i përket vitit të shpalljes së Pavarësisë.

“28 Nëntor 1913, Përvjetori i Pavarësisë”,- shkruan moderatori në faqen e tij të Instagram. Kjo datë i ka bërë konfuzë ndjekësit e tij.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për një gafë të rastësishme pasi moderatori tregon se kur është shkrepur fotoja që ai ka postuar.

Sakaq komentuesit kanë reaguar duke i kërkuar të korrigjojë vitin e Pavarësisë. Moderatori ka shtuar në postim një shpjegim duke sqaruar :

“Nuk ekziston foto nga ngritja e flamurit që është bërë në shtëpinë e Vlorave në sheshin e flamurit. Kjo foto është bërë në përvjetorin e parë të pavarësisë në selinë e qeverisë në Skelë.”

/Blitz.al/

blendi

 

blendi-2

Komento
Shperndaje