Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Futbollisti shqiptar i jep fund beqarisë

July 26
14:11 2016

Shkodran Mustafi, futbollisti  shqiptar që luan me Kombëtaren gjermane, i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme.

Mustafi është martuar në një dasmë tradicionale në Maqedoni  dhe të pranishëm kanë qenë edhe shumë personazhe publike. Shkodrani u fejua me Vjosa Kabën më 14 shkurt të këtij viti në një ceremoni private, larg syrit të kamerave dhe ditën e djeshme ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.  I pranishëm në dasmën e futbollistit ka qenë edhe miku i tij, këngëtari Ardian Bujupi, dhe në një video të mundësuar nga Prive.al shfaqet teksa drejton vallen sëbashku me çiftin. /Blitz.al/

Shperndaje