Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Fuqia e gruas për të ndryshuar botën”, revista prestigjoze britanike zgjedh në kopertinë Aulonën dhe Fatmën

“Fuqia e gruas për të ndryshuar botën”, revista prestigjoze britanike zgjedh në kopertinë Aulonën dhe Fatmën
October 07
11:02 2019

Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu kanë qenë këtë muaj në kopertinën e revistës së famshme britanike, “Global Woman”, e cila udhëhiqet nga shqiptarja e suksesshme, Mirela Sulo.

Nën titullin “Fuqia e gruas për të ndryshuar botën”, dy moderatoret e pandara nga njëra tjetra prej 13 vitesh tashmë kanë folur rreth fuqizimit të gruas dhe asaj se çfarë ato ka bërë në këtë drejtim duke marrë si shembull konkret rrugëtimin e tyre dhe ngjitjen e shkallëve të karrierës  së tyre televizive.

Aulona dhe Fatma përtej punës në televizion, si moderatore dhe autore të një prej programeve më të ndjekura të showbiz-it në Shqipëri, janë dhe influencuese dhe motivuese të një numri të madh ndjekësish në rrjete sociale.

Fatma dhe Aulona në këtë intervistë për revistën britanike i kanë mëshuar fort pikave që mund ta bëjnë një grua të suksesshme: vetëvlerësimi, liria dhe aftësia për të qenë e suksesshme duke zbatuar këto rregulla hap pas hapi. Intervista frymëzuese e dy gazetarëve të njohura, është një këshillë e jetuar prej të dyjave. Përmes eksperiencës së tyre, Aulona dhe Fatma tregojnë se me kalimin e kohës janë bërë më të forta kur janë hasur me vështirësi, me diskriminim, me njerëz të pushtetshëm në një vend patriarkal dhe me mentalitet të mbyllur si Shqipëria.

Cila është motoja e tyre e jetës, fjalët që ia thonë vetes  çdo ditë dhe që u japinforcë për të ecur përpara e për të arritur qëllimet? Aulona dhe Fatma kishin këtë këshillë për lexuesit.

Aulona: Unë mendoj se vajzat dhe gratë kurrë nuk duhet të heqin dorë nga liritë e tyre. Ata nuk duhet të kenë frikë të thonë mendimin e tyre, të shprehin ose të veprojnë, vetëm sepse ato janë gra. Nënat duhet të rritin vajza që përqafojnë idenë e barazisë, me idenë që të jesh grua nuk të bën më pak të fuqishme se një burrë.

Fatma: “Handle it like a woman”.
Ne e dimë si shprehje standarde “Bëje si burrat”, por përballoje atë si një grua, është më e fuqishme, më klasike, e butë, me gjithë pasionin tuaj dhe gjithë angazhimin që një grua mund të përballojë. Trajtojeni si një grua e vërtetë, zonjë: me buzëkuq, zbutës buzësh; taka të larta, atlete ose çfarëdo. Këto gjëra nuk na identifikojnë, ne jemi përtej kësaj, jemi magji, kjo është arsyeja pse çdo herë që bëjmë atë që duam, krijojmë magji!/Blitz.al/

Intervistën e plotë e gjeni këtu!

Komento
Shperndaje