Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Fuego”  e vetmja këngë e Eurovizionit që po bën xhiron e botës, dhe Eleni ka një lajm të mirë për të gjithë

“Fuego”  e vetmja këngë e Eurovizionit që po bën xhiron e botës, dhe Eleni ka një lajm të mirë për të gjithë
May 18
09:11 2018

Ajo ishte padyshim një nga ato performancat që do të mbeten gjithmonë në memorien tonë dhe atë të Eurovizionit. Po flasim për këngëtaren me origjinë shqiptare Eleni Foureira e cila me këngën e saj “Fuego” arriti të klasifikohet e dyta nga pikët e jurisë dhe të publikut dhe të krijonte një impakt mjaft pozitiv në të gjithë europën. Kjo falë talentit të saj dhe zërit fantastik që arriti ta pushtonte Lisbonën në të dyja netët e festivalit europian.

Siç duket kënga e Elenit po mbetet një hit dhe po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Ajo po shndërrohet tashmë në një hit dhe këtë e na e ka treguar vetë këngëtarja nëpërmjet një fotoje në Instagram ku duket se Fuego është e para në listat ndërkombëtare. Më saktësisht ajo ka shkruar për Brazilin duke thënë se Fuego është kënga e vetme e Eurovizionit që po klasifikohet e para në “Toplist-at” dhe chartet botërore.

Gjithashtu një tjetër lajm shumë i mirë për të gjithë ata që duan ta ndjekin nga afër Elenin dhe energjinë e saj është se së shpejti ajo do të nisë edhe një turne nëpër botë. Brravo Eleni dhe shumë suksese.

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje