Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Friends” zhgënjen fansat. Nuk do të ketë një ribashkim!

“Friends” zhgënjen fansat. Nuk do të ketë një ribashkim!
June 28
18:39 2016

Shpresat për një ribashkim të mundshëm ishin të mëdha tek të gjithë fansat anembanë botës, ama ja ku vjen dhe lajmi i hidhur.

Ideuesja dhe producentja e serialit të famshëm “Friends” shuan përfundimisht të gjithë entuziazmin e krijuar deri më sot. “Ribashkimi” nuk do të bëhet!

“Gjërat ndryshojnë. Nuk është më koha e duhur për të bashkuar njerëzit, nuk ka arsye për spektakël. Duhet të ndalojmë së menduari për një ribashkim!” – shprehet Marta Kauffman!

Në fakt kjo ka qenë më shumë një ëndërr e adhuruesve të serialit se sa e vet protagonistëve, të cilët shpesh janë shprehur se nuk do të ketë një seri të re.

Courteney Cox, Matt LeBlanc, Lisa Kudrov e Mattheë Perry e kanë mohuar një gjë të tillë. Nga ana tjetër, Jennifer Aniston është përgjigjur me një të qeshur që në të vërtetë nuk thotë asgjë.

Vetëm David Schwimmer ka thënë diçka më shumë:

“Më pëlqen shumë mënyra se si u mbyll seriali. Mendoj se ishte finalja perfekte. Për këtë arsye nuk gjej asnjë motiv të fortë se përse i duhet rikthyer historisë!”

Komento
Etiketimet
Shperndaje