Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Friends”, seriali juaj i preferuar rikthehet këtë vit

“Friends”, seriali juaj i preferuar rikthehet këtë vit
April 13
15:28 2017

 

Nëse ju kishte marrë malli për serialin hit të viteve 2000, “Friends”, ne kemi një lajm të mirë për ju.

Monica, Rachel, Phoebe, Ross, Chandler dhe Joey (personazhet e serialit) do të vijnë këtë vit në një formë paksa ndryshe nga ç’jemi mësuar zakonisht. “Friends! The Musical” do të jetë një parodi, e cila pritet të dalë për herë të parë në teatrin e Triad, në New York.

Parodia do të realizohet nga Bob dhe Tobly McSmith, të cilët i dhanë sukses spektakleve si “Saved By The Bell”, “Full House”, “Showgirls” dhe “Keeping Up With The Kardashians”.

Për t’iu futur në atmosferën e “Friends”, po ju tregojmë pjesën hyrëse të serialit të njohur. /Blitz.al/

 

Shperndaje