Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Freddie Mercury, sekreti i zërit të pabesueshëm

Freddie Mercury, sekreti i zërit të pabesueshëm
April 21
16:07 2016

Sekreti i zërit të pabesueshëm të Freddie Mercury-t: shkencëtarët thonë se kontrolli i jashtëzakonshëm i vokalit e ktheu në një fuqi të natyrës.

Ai ishte një nga zërat më të famshëm dhe lehtësisht të dallueshëm në historinë e muzikës. Tani shkencëtarët thonë se kanë bërë kërkime rreth faktit se si zëri i Freddie Mercury-t ishte aq unik e përgjigjja kyçe qëndron në fytin e tij.

Studimi i ri ka përdorur regjistrimet e arkivuara, si dhe një këngëtar rroku,  për të imituar vokalin e Mercury-t.  Ata e kanë konsideruar vokalin e tij si normal për një të rritur të shëndetshëm.

Në kundërshtim me imazhin e tij, ai ka qenë ndoshta një bariton,  që këndonte si një tenor me kontroll të jashtëzakonshëm mbi teknikën e tij të lëshimit të zërit. Ai është gjithashtu i njohur për refuzimin e ofertës për të kënduar në një duet me këngëtaren operistike Montserrat Caballe, pasi shqetësohej me faktin se si do e shihnin fansat si një bariton, ndërkohë që të gjithë e njihnin si një këngëtar rroku. Shkencëtarët nuk kanë arritur ta vërtetojnë faktin se zëri i tij kish pushtuar cakun 4 oktavë, por nuk e kanë përjashtuar mundësinë. Ai ka demonstruar një aftësi të jashtëzakonshme në ndryshueshmërinë timbrike.

Ekipi i studiuesve çek, suedez dhe austriak zbuluan gjetje interesante rreth zërit të etiketuar si forcë e natyrës me shpejtësinë e një uragani. Në veçanti, një vëmendje thelbësore i është kushtuar shtrembërimit të qëllimshëm për të prodhuar tingujt muzikorë të një hungërime. Duke futur në studim një këngëtar rroku, studiuesit kanë filmuar fytin e tij me një aparat fotografik me shpejtësi të lartë, duke dhënë një kuptim se çfarë Mercury do mund të mendonte duke kënduar ato nota marramendëse. Shumica e këngëtarëve kanë një vibrato të rregullt, ndërsa ai e kishte të parregullt dhe jashtëzakonisht të shpejtë.

“ Në bazë të analizës së imitimit, kjo taktikë e të kënduarit pasqyroi  dridhje subharmonike nga mbyllje frekuencash në raport 3:1. Gjatë çdo vibracioni vokali përshkonte tre oshilacione”,- ka shkruar skuadra e studimit.

Duke  përfshirë përthyerjet ventrikulare në shkallë të ndryshme, spektogramet e zërit nga të dy këngëtarët kanë treguar  modele subharmonike të krahasueshme (për periudhë kohe të trefishuar).

Komento
Shperndaje