Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Frank Ocean, dy albume në një ditë

Frank Ocean, dy albume në një ditë
August 21
15:45 2016

Pas shumë “alarmesh” false, Frank Ocean ka publikuar albumin e tij më të ri vizual, të titulluar “Endless”.

Edhe pse New York Times kishte lajmëruar edhe më parë se Ocean do të vinte me një album shumë shpejt, një datë ekzakte nuk ishte publikuar, derisa mbrëmë Apple publikoi lajmin se artisti ka publikuar albumin e tij vizual më të ri dhe është i gjithi ekskluziv për Apple.

Pas kësaj, Ocean menjëherë ka publikuar albumin e dytë, të titulluar “Blonde”.

Albumet përmbajnë plot 17 këngë, të shoqëruara me video dhe për këtë kanë kontribuar edhe artistë si David Bowie, Kanye West, Andre 3000, Beyonce, Kendrick Lamar etj.

Në “Endless” dhe “Blonde” përfshihen këngë si “Nikes”, single-i kryesor, Ivy, Pink + White, Be Yourslef, Solo etj.

 

Komento
Shperndaje