Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Françeska e Big Brother nuk kursehet për të riun shqiptar: “Barbon lulishtesh! Femra me femrën merret!”

Françeska e Big Brother nuk kursehet për të riun shqiptar: “Barbon lulishtesh! Femra me femrën merret!”
January 18
19:06 2018

 

Ashtu si në të gjithë globin, edhe në vendin tonë ka filluar të përhapet fenomeni i “youtubers” apo i “vloggers”, të cilët janë të rinjë dhe realizojnë video të ndryshme, të cilat shpërndahen në rrjetet sociale.

E një nga “youtubers”-at më të njohur në vend është Burim Ademi, i cili shpesh herë realizon video, ku ironizon personazhe të njohur të shoëbizzit.

Personazhi i fundit që është “shënjestruar” nga i riu është ish-banorja e Big Brother dhe modelja, Françeska Jaçe.

Me një video në Instagram, Ademi ka imituar gjeste seksuale pasi është shfaqur videoja e Françeskës në Dubai.

Pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i modeles, e cila teksa ka shpërndarë foton e djalit, shkruan: “Në fund të fundit, femra me femrën merret”

“Përveçse barbon lulishtesh, paske edhe një profesion një tjetër”, – përfundon Frannceska. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje