Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto/video) Nuk do ta besoni transformimin e Cara Delevigne në filmin e ri!

July 22
10:48 2016

Është transmetuar një video me pak sekonda për të lançuar filmin e ri ku do të marrë pjesë edhe Cara Delevigne, e cila shihet e transformuar rrënjësisht duke luajtur rolin e personazhit “Enchantress”.

Ajo kthehet në një personazh vërtet të frikshëm, por më tepër sesa për pamjen e ndryshuar ajo është përgëzuar edhe për mënyrën se si është përshtatur me rolin edhe pse nuk është parë ende i gjithë filmi.

Filmi do të titullohet “Suicide Squad” dhe disa nga aktorët që do të marrin pjesë janë: Will Smith, Jared Leto dhe Margot Robbie.

Paraprakisht thuhet se filmi do të jetë gati për t’u shfaqur në kinematë e Britanisë dhe SHBA-ve në datën 5 gusht.

Përveç fotove, ndiqni edhe videon për ta parë më me detaje transformimin e frikshëm të Cara-s! /Blitz.al/

Shperndaje