Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto/Video) Modelja shqiptare jep intervistën e parë topless nga bregdeti

(Foto/Video) Modelja shqiptare jep intervistën e parë topless nga bregdeti
August 20
15:31 2017

Modelja e njohur Egla Harxhi ka thyer tabutë. Fillimisht ka surprizuar me lidhjen e saj treshe e më pas për shtatzëninë. Duke u bazuar në të rejat më të fundit, themi se Egla ka qenë në qendër të vëmendjes këtë periudhë.

Së fundmi, Egla ka dhënë një intervistë për “Edicionin veror” në “ABC News”. E veçanta e kësaj interviste është se ka vendosur të dalë topless, madje jo vetëm ajo por edhe partnerja e saj.

Blitz.al ka arritur të sigurojë një foto dhe video ekskluzive gjatë intervistës së gazetares Olsa Muhametit me Eglën dhe partnerët e saj.  Si gjithmonë, modelja ka qenë mjaft e lirshme dhe theksojmë faktin që dikur Egla nuk dëshironte që partnerja të bëhej një personazh publik. Por duke dalë topless në një intervistë, madje në mes të ditës, është shumë e vështirë që ta shohim tashmë larg syrit të paparacëve Eglën dhe partneren tjetër të modeles./Blitz.al/

Shperndaje