Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto/Video) Gjithçka që ndodhi në festën surprizë të 45-vjetorit të Genës

(Foto/Video) Gjithçka që ndodhi në festën surprizë të 45-vjetorit të Genës
November 16
11:46 2016

Këngëtari i njohur i serenatave, Gena, ka festuar dje në mbrëmje 45-vjetorin në një festë mes miqsh e kolegësh të afërt. Por e veçanta ka qenë se kjo festë ka qenë surprizë nga bashkëshortja e Genës, fakt që ia ka shtuar lezetin festës.

Disa prej të ftuarve kanë qenë vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti, motrat Ingrid dhe Inis Gjoni, Aleksandër Gjoka, këngëtarja Rozana Radi dhe kolegë të tjerë të Genës. Ata kanë kërcyer dhe kënduar deri në orët e para të mëngjesit me këngë shqiptare dhe të huaja.

gena2

gena3

genaa

15139510_10210833214257000_722054702_n

Një pjesë shumë e bukur e mbrëmjes ka qenë kur vetë këngëtari Gena, ashtu siç e do zakoni, ka “rrëmbyer” mikrofonin dhe ka vendosur të këndojë vetë në festën e ditëlindjes së tij.

Kjo festë ka qenë një gëzim i madh jo vetëm për Genën, por edhe për të gjithë personazhet e tjerë të showbiz-it shqiptar, të cilët kanë gjetur një rast të mirë për t’u mbledhur me njëri-tjetrin dhe për të kaluar kohë të mirë së bashku.

Edhe ne gjejmë rastin t’i urojmë ditëlindjen Genës, duke shpresuar se ai do të jetë gjithnjë prezent në muzikën shqiptare! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje