Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto/Video) Elvana Gjata pozon për një nga fotografët më të njohur në SHBA

(Foto/Video) Elvana Gjata pozon për një nga fotografët më të njohur në SHBA
September 04
11:54 2016

Elvana Gjata fotografuar nga David Paul Larson

Këngëtarja Elvana Gjata, pas suksesit të këngës “Njësoj” ka lajmëruar edhe një këngë tjetër e cila pritet të lançohet së shpejti dhe do të jetë një bashkëpunim me këngëtarin Captial T.

Por gjatë kësaj periudhe, Elvana ka gjetur pak kohë për tu larguar disi nga angazhimet e karrierës muzikore, duke udhëtuar drejt SHBA-ve për një shërbim fotografik. Siç ajo ka treguar me anë të një video-je që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ndodhet në New York dhe ka pozuar për fotografin e njohur, David Paul Larson.

Edhe vetë fotografi ka lajmëruar në llogarinë e tij, të gjithë ndjekësit për këtë set fotografik të Elvanës duke u shprehur mjaft entuziast se kanë bërë një punë të mirë. Ndërkohë duke parë pak me tepër në profilin e tij, mund të vëmë re se David Paul Larson ka fotografuar edhe modele shumë të njohura si Adriana Lima, Cara Delevigne apo Karlie Kloss. Ai ka realizuar disa kopertina revistash (Vogue, Elle) dhe është duke i ngjitur shpejt shkallët e suksesit në botën e fotografisë.

Nuk dimë ende nëse ky është një projekt i ri i Elvana Gjatës apo ajo është duke kryer një shërbim fotografik thjesht për pasion, megjithatë duhet thënë se më aq pak sa kemi mundur të shohim prej Instagram-it ajo duket vërtet bukur dhe shumë natyrale. /Blitz.al/

After an amazing day with @david_paul_larson

A video posted by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Komento
Shperndaje