Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto/Video) Beyonce përfundon turneun: koncert apo spektakël yjesh?

October 08
15:18 2016

 

Stadiumi “MetLife”, në New Jork, është vendi ku do të donim të ishim mbrëmjen e kaluar.

Beyonce është ngjitur në skenë për herë të fundit sa i përket turneut “The Formation World Tour” duke dhuruar një spektakël të vërtetë. Kostume të reja, një performancë e re, por mbi të gjitha të ftuar spektakolarë janë ata që e kanë bërë mbrëmjen të paharrueshme për dhjetëra mijëra ndjekës.

Serena Williams, kampionia në tenis, e cila shfaqet te videoklipi i “Sorry”, është ngjitur në skenë për të performuar këngën në fjalë; Kendrick Lamar është shfaqur në skenë për të performuar bashkëpunimin “Freedom” dhe në fund Jay Z ka performuar bashkë me bashkëshorten e tij hitin e tyre “Drunk in Love”.

“Shihemi në turneun tjetër”, – kanë qenë fjalët e fundit të Queen Bey, me të cilat i ka dhënë fund një prej turneve më të shitur e më të ndjekur në historinë e turneve.

Tani jemi gjithë sy e veshë për projekte të reja nga 35-vjeçarja. /Blitz.al/

 

2 3 5 6 8 capture

 

 

Shperndaje