Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto/Video) Axwell bën bashkë DJ-të shqiptarë

August 17
20:08 2016

 

Ata që patën mundësi ta ndiqnin mbrëmjen e djeshme DJ-in suedez Axwell, njëri nga trekëndëshi fantastik i “Swedish House Mafia”, kuptuan se sa shumë na paska munguar muzika. Ajo e vërteta e luajtur nga Dj-i që elektrizon turmën pa qënë i detyruar të vendosë “Dalindën” dhe shoqet e saj.

Axwell, një nga më të mirët e momentit erdhi edhe në Shqipëri dhe të gjithë patën mundësinë të shohin se spektakli i vërtetë nuk bëhet vetëm nga “komerçi” që është vërdallë pasi edhe nga këngëtarët që janë të ftuar në clube, të paktë janë ata që ja vlen vërtetë ti shohësh, që dhurojnë spektakël dhe komunikojnë me publikun jo vetëm me anë të muzikës.

Të gjithë ata që ishin prezent shijuan çdo moment që dhuroi suedezi me muzikën e tij. Pjesë e publikut ishin edhe disa nga DJ-të shqiptarë të cilët e ndoqën nga afër në clubin ku kanë luajtur edhe vetë muzikë por që për mbrëmjen e djeshme CD Player-at po prekeshin nga njëri prej të preferuarve të tyre. Ajo që ra në sy ishte fakti që për Axwell, ata u bënë bashkë si rrallë herë, në të njëjtin vend, madje patën mundësinë të kishin edhe foto me të. Qëllimi i vetëm ishte të dëgjonin muzikën që ata duan të luajnë vërtetë por që shpesh ndikohen nga ajo që do të dëgjojë publiku. E rëndësishme është që e marta e djeshme nuk ishte aspak ditë tersi për ata që ishin në Folie, përkundrazi mund të quhet një nga eventet më të rëndësishëm përsa i përket jetës së natës. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje