Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

(Foto)Tajfuni “Hagibis” godet Japoninë, 19 viktima dhe mbi 100 të plagosur

(Foto)Tajfuni “Hagibis” godet Japoninë, 19 viktima dhe mbi 100 të plagosur
October 13
09:54 2019

19 viktima, 16 të humbur, rreth 130 të plagosur dhe dëme shumë të mëdha materiale është bilanci i tajfunit “Hagibis”, që goditi Japoninë ditën e djeshme. Tajfuni, i cili konsiderohet nga ekspertët si një ndër më të fuqishmit në vitet e fundit, la një skenë të vërtet shkatërrimi në shumë zona të Japonisë.

Më shumë se shtatë milionë njerëz janë evakuar pas stuhisë, e cila kishte një shpejtësi 215km/orë  dhe që goditi vendin këtë të shtunë. Më shumë se 800 fluturime janë anuluar në dy aeroportet e Tokios dhe është pezulluar transporti hekurudhor në pothuajse të gjithë vendin.

Kryeministri Shinzo Abe zhvilloi një mbledhje emergjente me këshillin e ministrave dhe kërkoi ndërhyrje të menjëhershme në zonat e përmbytura. Ai gjithashtu iu ofroi ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka për të ruajtur jetën dhe pronën e qytetarëve.

Ndërkohë këto janë fotot e shkëputura pasi “Hagbis” kaloi në disa qytete të Japonisë:

/Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share