Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fotos misterioze të Elvana Gjatës i jep shpjegim Ermal Mamaqi

Fotos misterioze të Elvana Gjatës i jep shpjegim Ermal Mamaqi
August 19
15:09 2016

Vetëm pak më parë, Elvana Gjata ka postuar një foto në Instagram. Duket një foto misterioze pasi shihet vetëm ngjyra lejla. Çfarë kuptimi ka në të vërtetë ky postim?

Mes shumë komenteve të ndryshme, në të cilat ndjekësit pyesin për kuptimin e saj ka komentuar edhe aktori i njohur Ermal Mamaqi i cili shkruan me humor:

“ Super foto. Ke dalë shumë bukur”- ka qenë batuta e Ermalit si për të treguar se dhe ai është pjesë e të gjithë ndjekësve të tjerë, të cilët nuk kanë kuptuar asgjë nga kjo foto.

Ndoshta artistja po na jep një “sinjal” se duhet të bëhemi gati për projektin e saj të radhës por deri atëherë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim, pasi “misterin” e fotos në ngjyrë lejla mund të na e zbulojë vetëm Elvana. /Blitz.al/

elb

Shperndaje