Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Fotoja që prisnin të gjithë, Jonida Maliqi, Bora Zemani dhe binjakët Veshaj shfaqen së bashku

Fotoja që prisnin të gjithë, Jonida Maliqi, Bora Zemani dhe binjakët Veshaj shfaqen së bashku
June 28
09:47 2019

Ditë të zëna këto për binjakët, Romeo dhe Donald Veshaj, të cilët përveçse duhet të përballin me faktin që njerëzit ende nuk i dallojnë kush është njëri dhe kush është tjetri, gjithmonë e më shumë po përfliten për lidhjet e tyre me dy nga vajzat më të njohura të showbizit.

Në fakt, lidhja e mundshme e Jonida Maliqit me Romeo Veshajn (e mundshme sepse asnjëri nuk e ka konfirmuar drejtpërdrejtë) është komentuar më shumë, duke qenë se javën e kaluar një video e tyre ku shfaqeshin së bashku u shpërnda gjithandej, ndërkohë që vetë Jonida në një intervistë të fundit edhe pse nuk preferoi të jepte më shumë detaje, pyetjes “A ka një Romeo në jetën e saj?”, ju përgjigj se ishte shumë e lumtur. Pra, e pranoi!

Megjithatë ka zëra dhe për një lidhje mes moderatores Bora Zemani dhe Donald Veshaj, e jo vetëm sepse shfaqen shumë të afërt në trailer-in e emisionit e tyre të ri “3shat”. Vetë Bora ka publikuar herë pas here në Instagramin e saj, foto apo video nga vende në të cilat kanë qenë në shoqërinë e binjakëve.

(Janë në një dasmë)

Dhe fotoja, ose prova quajeni si të doni, që konfirmon zërat për një lidhje mes çifteve respektive është këtu:

E publikuar nga “Pamfleti”, kjo është fotoja e rradhës që fansat apo ata të cilët interesohen për jetën përsonale të binjakëve dhe bukurosheve të ekranit, kanë shkrepur nga një moment ku ata shfaqen duke drekuar së bashku. Mund dhe të jetë thjesht rastësi, por sigurisht që askush nuk e beson këtë.

Kjo kryesisht për arsyen se të gjithë duan që Bora Zemani dhe Jonida Maliqi të jenë “kunata”, edhe pse shpresojnë që një ditë të bukur të mos dalin në gjyqin e Eni Çobanit për marrëdhënien e tyre. /Blitz.al/

Share