Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fotoja që preku Albana Osmanin dhe Olti Currin

Fotoja që preku Albana Osmanin dhe Olti Currin
November 24
19:28 2016

Një nga blogerët e njohur në vend, Olti Curri, është një nga personazhet më të ndjeshëm lidhur me çështje sociale të ndryshme si varfëria, uria etj.

Ai ka shpërndarë ditën e sotme në profilin e tij në Facebook dhe në Instagram një foto ku shfaqet një fëmijë i varfër me disa thasë me kanoçe që ka kthyer kokën për të parë fëmijët e tjerë që luajnë në park. “Mjerimi shpirtëror e mund atë ekonomik”, – shkruan Olti në foto.

Këtë foto, e ka ripostuar moderatorja Albana Osmani, një tjetër personazh i ndjeshëm ndaj kauzave sociale, që ka shkruar komentin e saj përbri fotos. “Momenti kur çdo fjalë është e pavlerë”, – shkruan moderatorja dhe në fund të diçiturës ka vendosur hashtag-un “Më theu zemrën!”. /Blitz.al/

A photo posted by Olti Curri (@olticurri) on

💔 momenti kur çdo fjale eshte e pavlere… #brokemyheart 😭

A photo posted by Albana Osmani (@albanaosmani1) on

Komento
Shperndaje