Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fotoja që ngre dyshimet, çfarë po kurdisin Fero dhe Ghetto Geasy?

Fotoja që ngre dyshimet, çfarë po kurdisin Fero dhe Ghetto Geasy?
May 25
21:52 2019

Fero është një  nga reperët më të rinj në Shqipëri i cili arriti merrte një famë të madhe dhe këngët e tij u kthyen menjherë në hite. Edhe pse disa kohë më parë në një prej intervistave të tij ai u shpreh se nuk do të bashkëpunonte me asnjë reper të njohur për të marrë famë nga ai duket se mendimi i tij ka ndryshuar.

Arsyeja që na bën ta mendojmë këtë është një foto e postuar nga Fero ku duket në makinë me një ndër reperët më të njohur në vend prej shumë vitesh siç është Gheto Geasy.

“Paparazzi” shkruan Feëro ndërkohë e vetmja gjë që na shkon ndërmend është që dyshja po përgatitet për një bashkëpunim për të sjellë ndoshta një ndër hitet e kësaj vere. Por për të mësuar diçka konkrete na duhet të presim një tjetër shenjë nga protagonistët.

/Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

Paparazzi 🥇🥇 @ghettogeasy

A post shared by ALLE$ BABA (@ferofera) on

Komento
Shperndaje