Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fotoja e parë në pritje të ëmbël, Floriana Garos i paska rënë nuri i shtatzënisë!

Fotoja e parë në pritje të ëmbël, Floriana Garos i paska rënë nuri i shtatzënisë!
October 21
14:45 2017

Ka disa muaj që la Shqipërinë për Zvicrën në mënyrë që t’i qëndrojë pranë të fejuarit të saj.

Pak ditë më parë u zbulua  dhe lajmi i mrekullueshëm se Floriana Garo është shtatzënë!

Urimet për moderatoren simpatike ishin të shumta por edhe kurioziteti për ta parë me barkun e rrumbullakosur duhet ta pranojmë se ishte i madh.

Vetë Floriana na i ka bërë gjërat më të lehta duke publikuar pak orë më parë disa foto të saj në pritje të ëmbël. Edhe pse e fotografuar nga larg, gjë që në njëfarë mënyre e fsheh disi qartësinë e barkut të rrumbullakosur, Floriana shfaqet më e lumtur se kurrë, më e mbushur dhe me nurin e shtatzënisë. Aktualisht ajo është duke kaluar fundjavën në Strasburg./Blitz.al/

Shperndaje