Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fotografon nudo të panjohurën në palestër, modelja e “Playboy” rrezikon lirinë

Fotografon nudo të panjohurën në palestër, modelja e “Playboy” rrezikon lirinë
November 05
11:50 2016

Modelja e “Playboy”, Dani Mathers, është duke u përballur me një çështje e cila mund t’i kushtojë edhe lirinë. Pak kohë më parë ajo fotografoi një grua të zhveshur në palestër pa dijeninë e saj dhe e postoi foton në mediat sociale me një shkrim tallës. Mathers është akuzuar ditën e enjte për shkelje të privatësisë, që mbart një dënim deri në gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej 1 mijë dollarësh.

“Veprimi i tillë, si tallja për format trupore, ka pasoja të dhimbshme dhe afatgjata te personi. Ajo tallet dhe turpëron viktimat e saj, duke hedhur poshtë respektin që duhet të ketë për privatësinë e tjetrit dhe duke shtuar idenë e dëmshme të diskriminimit për pamjen fizike. Ajo që vlen në të vërtetë është karakteri ynë dhe sa humanë jemi.  Ndërkohë që paragjykimi për pamjen fizike  në vetvete nuk është krim, megjithatë nuk mund të tolerohet kur cënohet jeta private e dikujt”,- është shprehur në një deklaratë prokurori Mike Feuer.

Mathers është akuzuar pasi ka fotografuar fshehurazi në një palestër në Los Angeles  një grua të zhveshur  dhe ka komentuar bashkangjitur: “Nëse unë nuk mund ta shoh këtë, as ju nuk mundeni”.

Mathers ka kërkuar falje, megjithatë kjo nuk e justifikon faktin e publikimit të fotos në rrjetet sociale./Blitz.al/

dani

Komento
Shperndaje