Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fotografohet në Londër, Victoria Beckham në gjëndje jo të mirë shëndetësore  

Fotografohet në Londër, Victoria Beckham në gjëndje jo të mirë shëndetësore  
February 23
21:47 2018

Ajo njihet si një grua shumë e përkushtuar me punën e sidomos në fushën e modes. Po flasim për Victoria Beckham e cila pas përgatitjeve të koleksionit të saj për Javën e Modës në New York ka gjetur kohën për disa ditë pushime.

Por duket se pushimet nuk kanë shkuar si duhen sepse ajo është përfshirë në një incident gjatë kohës që po bëntë ski.  Ikona e modës është rrëzuar duke thyer këmbën, dhe është fotografuar në Londër duke ecur me paterica sepse këmbën e kishte të fashuar.

Por duket se 43-vjeçarja edhe pse me këmbën në gjëndje jo të mirë duket e veshur me stil dhe si gjithmonë e përkushtuar ndaj punës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje