Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fotografi i njohur sjell modelet e huaja për “photoshooting” në Shqipëri. Ja cila është arsyeja

Fotografi i njohur sjell modelet e huaja për “photoshooting” në Shqipëri. Ja cila është arsyeja
July 30
09:34 2017

Të gjithë e dimë se sa vende të bukura ka Shqipëria dhe na rastis gjithmonë të pyesim veten: “A i shfrytëzojnë siç duhet fotografët këto vende përrallore që kemi?”. Epo, të paktën njëri prej tyre po. Endrit Mërtiri, një nga fotografët më të mirë që kemi, ka qenë i ftuar në “Thumb” për të folur më tepër rreth projekteve të tij të fundit.

Mërtiri ka bërë të mundur që të sjellë një sërë modelesh të huaja për t’u bërë fotot në Shqipëri dhe arsyeja që fshihet pas kësaj ka qenë e thjeshtë: Shqipëria ka shumë vende të bukura për foto! Kjo është një mënyrë shumë e mirë, sipas Endritit, për të promovuar bukuritë e vendit dhe për t’i bërë të gjithë të shohin pak më tepër nga Shqipëria, e cila i ka të gjitha potencialet e nevojshme për të mirëpritur edhe industritë më të mira të modës ndërkombëtare. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje