Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fotografi Endrit Mërtiri dhe modelet shqiptare realizojnë një projekt të pazakontë në Paris

Fotografi Endrit Mërtiri dhe modelet shqiptare realizojnë një projekt të pazakontë në Paris
November 09
11:10 2016

Nëpërmjet rrjeteve sociale mund ta keni vënë re që fotografi i njohur shqiptar Endrit Mërtiri dhe disa nga modelet më të mira shqiptare kanë fluturuar drejt Parisit për të konkretizuar një projekt që ata e kanë dashur dhe kanë punuar prej kohësh.

Bëhet fjalë për një shërbim fotografit, realizuar në fotografi nga Endriti dhe në kamera nga Artemis Hajdini. Vajzat modele kanë qenë: Elena Lika, Oriola Marashi, Ksela Lara dhe Alesia Noka. Bukuroshet janë veshur me fustane nusërie nga “Frederika Arti Martesor” dhe janë kuruar deri në detaje nga make up artistja Suela Cangu.

Fotografitë janë realizuar në disa nga vendet më të bukura të Parisit, ku sigurisht përfshihen kulla Eiffel, muzeu i Louvre-it, Petit Palace, Ponte Alexander dhe të tjera vende të mrekullueshme në qytetin e dashurisë.

Është kthyer tanimë në traditë që fotografi Endrit Mërtiri zhvillon të tilla projekte jashtë kufijve të Shqipërisë dhe me tematika të ndryshme, por çdo vit ai arrin të fotografojë më shumë art dhe të realizojë punë edhe më të mira.

Më poshtë mund të shikoni disa prej fotografive që janë postuar tanimë në rrjete sociale nga ky projekt, ku në fakt mund të dallohet lehtësisht puna mjaft e mirë që është bërë prej gjithë skuadrës në Paris:

2

3

4

 

Komento
Shperndaje