Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto/Ekskluzive) Momente nga fejesa e Jon Gjebreas: çifti shkëmben puthjen e parë zyrtare!

(Foto/Ekskluzive) Momente nga fejesa e Jon Gjebreas: çifti shkëmben puthjen e parë zyrtare!
January 07
08:30 2018

Pasi u bë publik lajmi se djali i producentit të njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, joni shpalli zyrtarisht fejesën e tij me partneren, Merlin Haxhiymeri, Blitz.al ka mësuar pak nga detajet e festës dhe atmosferës në darkë.

Darka e fejesës është mbajtur në një nga kantinat e verës në Shqipëri, ku të ftuar ishin vetëm familjarë dhe miq të afërm të familjes dhe çiftit më të ri në shoëbizzin tonë.

Atmosferën e ka ngrohur edhe çifti i ëmbël i skenës shqiptare, Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët kanë luajtur pak muzikë të mirë për pjesëmarrësit dhe për t’i dhënë kështu edhe bekimin e tyre. Sigurisht, nuk ka munguar edhe performanca e Annas së vogël.

Blitz.al ka siguruar ekskluzivisht edhe disa pamje nga atmosfera dhe momenti kur çifti ka shkëmbyer puthjen e parë tashmë, zyrtarisht pjesë e jetës së njëri-tjetrit.

Thuhet në këto rastë “Me trashëgime”? Besojmë se po!

Epo, urime Jon dhe Merlin! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje