Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) – (Zh)veshja e Liberta Spahiut që po “çmend” rrjetin!

(Foto) – (Zh)veshja e Liberta Spahiut që po “çmend” rrjetin!
October 25
10:35 2016

Vetëm një ditë më parë, moderatorja e “Prive” në Kosovë, Liberta Spahiu, ka qenë e ftuar në një dasmë. Disa prej momenteve nga kjo dasmë, ajo i ka ndarë me ndjekësit në Instagram dhe Snapchat.

Ajo çka bie menjëherë në sy është look-u mjaft i kuruar i moderatores. Ajo është veshur me një fustan lejla, nga koleksioni më i fundit i stilistit Valdrin Sahiti. Duhet thënë se Liberta duket mjaft bukur me një fustan të punuar me detaje, i cili është edhe klasik, edhe sensual në të njëjtën kohë.

liberta

libretaa

Kaq është dashur që një sërë portalesh ta komentojnë këtë paraqitje të Libertës si zhveshje, pasi disa nga pjesët e trupit janë vetëm të mbuluara me një tyl të hollë e të tejdukshëm ngjyrë lejla.

Gjithsesi, e veshur apo e zhveshur, Liberta me siguri ka shkëlqyer me këtë paraqitje! /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje