Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Zbulohet se kush e ka shoqëruar Rita Orën në koncertin e Nënë Terezës!

(Foto) Zbulohet se kush e ka shoqëruar Rita Orën në koncertin e Nënë Terezës!
September 04
10:37 2016

Në koncertin e djeshëm për shenjtërimin e Nënë Terezës nuk u la pa vëmendje performanca e këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora. Ajo performoi këngën “What Child Is This” dhe gjithashtu bëri hapjen e ceremonisë së bashku me Lorik Canën.

Rita Ora ka shprehur në Instagram se ka pasur përshtypjet më të mira nga ky koncert dhe ka qenë mjaft e nderuar që ishte një prej të ftuarave duke përmbushur kështu rolin e ambasadores së Kosovës.

Por siç duket ajo nuk ka qenë e vetme në këtë eksperiencë të shenjtë pasi atë e ka shoqëruar edhe familja e saj; dy prindërit dhe e motra. Këngëtarja ka publikuar një fotografi në Instagram duke thënë se “familja Ora ka ‘pushtuar’ Romën”. Ky ka qenë një moment shumë i veçantë për të gjithë familjen të cilët jo vetëm kanë pasur mundësi ta shijojnë nga afër të gjithë atmosferën e shenjtërimit të Nënë Terezës por edhe kanë mundur të bashkohen me njëri tjetrin në një ditë tejet të veçantë si kjo për popullin shqiptar. /Blitz.al/

 

Shperndaje