Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Zaimina Vasjari në Dubai, sporte ujore dhe adrenalinë

(Foto) Zaimina Vasjari në Dubai, sporte ujore dhe adrenalinë
October 17
16:25 2016

Këngëtarja Zaimina Vasjari ka disa kohë që nuk është shumë aktive në botën e muzikës, por sërish ka qenë pranë publikut me anë të projektit të saj më të ri, që është një dyqan rrobash. Ditët e fundit aktiviteti i saj në Instagram ka qenë më i ngarkuar pasi së bashku me motrën dhe dy mikesha të saj kanë udhëtuar drejt Dubait.

Zaimina është duke kryer atje edhe një shërbim fotografik pasi Dubai të ofron mundësinë e pamjeve mahnitëse dhe ekzotike. Por përtej kësaj duket se Zaimina është edhe e apasionuar pas sportit dhe adrenalinës sepse vetëm përpara pak minutash ka postuar një fotografi ku shfaqet duke bërë një sport ujor si sërfi. Gjithashtu, në një fotografi tjetër në shkretëtirën e Safarit, Zaimina është shfaqur mbi një motor. Sigurisht, në të gjitha këto dalje bien në sy format trupore shumë të mira të Zait dhe gjithashtu look-u i saj shumë i kuruar.

zaimina

zaimina2

zaimina3

zaimina4

zaimina5

Me siguri pas kthimit nga Dubai këngëtarja do të publikojë të gjithë shërbimin fotografik që po kryen atje, ndërkohë që nga ajo çka mund të dallojmë nga rrjetet sociale mund të themi se Zaimina po argëtohet vërtet teksa është duke pozuar.  /Blitz.al/

Shperndaje