Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Youtube të qofsha falë, po e them edhe unë një fjalë!

(Foto) Youtube të qofsha falë, po e them edhe unë një fjalë!
July 27
13:42 2016

Pasi publikohet një këngë është e vërtetë që ndoshta nuk do të pëlqehet nga të gjithë, por të gjithë kanë të drejtë të japin mendimin e tyre, nëse këngëtari ua ka dhënë mundësinë duke e lënë të hapur opsionin e komenteve. Përveç komplimenteve për artistët dhe kritikave për këngën nga “ekspertët” e internetit, ka edhe komente që janë vërtet “funny” e që të bëjnë për të qeshur.
Nëse këto komente kanë lidhje apo jo me këngën pak rëndësi ka, mjafton të shkruhet e të jepet një mendim, duke filluar që nga fakti që “Bon Bon” të sjell dëshirën për “Cinnabon”, edhe pse teksti është “Sun e bon” e deri te Daffye e KAOS që u vijnë përshëndetje nga Japonia duke ngrënë sushi.
E sigurt që nga këto që lexuat më sipër nuk kuptuat asgjë, prandaj shihni galerinë për të qeshur me komentet e lëna te disa prej këngëve të suksesshme të artistëve shqiptarë. /Blitz.al/

Shperndaje