Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Vjen në jetë vajza e Rob Kardashian dhe Blac Chyna dhe është një mrekulli!

(Foto) Vjen në jetë vajza e Rob Kardashian dhe Blac Chyna dhe është një mrekulli!
November 11
10:18 2016

Blac Chyna dhe Rob Kardashian kanë sjellë në jetë një vajzë të mrekullueshme të quajtur, Dream Kardashian.

Prindërit e vogëlushes kanë ndarë foton e parë të bebes ndërkohë që urimet kanë vërshuar duke i uruar jetë të gjatë pjesëtares së re të familjes Kardashian.

Dream Renee Kardashian ka lindur në orën 9:18 në qendrën mjekësore “Cedars-Sinai”, në Los Angeles. Në foton e postuar, vogëlushja shfaqet e mbuluar me një batanije blu, të bardhë dhe të kuqe. Motrat e Rob Kardashian kanë shkruar të entuziazmuara në rrjete sociale, duke i uruar jetë të gjatë mbesës së vogël.

“Mbesa ime e re është absolutisht mahnitëse. Jam kaq e lumtur që arrita në kohë të isha dëshmitare kur kjo mrekulli erdhi në jetë. I lutemi Zotit!”- ka shkruar Khloe në Twitter.

“Nuk mund të ndalem duke e parë vogëlushen. Ajo është kaq e bukur, një ëndërr”,- shkruan halla e vogël, Kylie.

Një urim i përzemërt ka ardhur edhe nga modelja e njohur, Amber Rose, dhe gjyshja Kris Jenner, e cila konfirmoi se ishte shumë e lumtur dhe Dream ishte e mrekullueshme.

“Ajo është kaq e bukur dhe unë jam shumë e lumtur që kam një mbesë. Ky ishte një nga momentet më të çmuara të jetës sime”,- ka thënë Kris Jenner./Blitz.al/

Komento
Shperndaje