Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Viola Spiro me fat, takon yllin amerikan!

July 28
21:24 2016

Moderatorja Viola Spiro ka disa ditë që poston në rrjete sociale fotografi dhe video nga pushimet e saj në ishujt grekë. Nga fotografitë mund të kuptohet se ky udhëtim është një arratisje romantike e Violës, pasi ajo po i ndan këto çaste me të dashurin e saj, identitetin e të cilit ende nuk e ka zbuluar për publikun.

Por duket se këto pushime nuk i kanë sjellë vetëm çlodhje dhe kënaqësi, por ajo ka pasur edhe fatin të takojë një nga yjet amerikane të showbizz-it që, siç edhe ajo thotë, është edhe idhulli i saj, Nicole Scherzinger.

Spiro duket mjaft e kënaqur nga kjo surprizë e bukur, ndaj dhe nuk ka pritur gjatë për ta ndarë këtë çast lumturie me ndjekësit e saj në Snapchat. Duhet thënë se edhe Nicole ka pozuar me kënaqësi pranë bukuroshes shqiptare. /Blitz.al/

Shperndaje