Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Vetëm pak ditë pas lindjes së vajzës, Kylie Jenner habit fansat me format e saj

(Foto) Vetëm pak ditë pas lindjes së vajzës, Kylie Jenner habit fansat me format e saj
February 12
14:25 2018

Vetëm pak ditë më parë, Kylie Jenner solli në jetë vajzën e saj Stormi dhe lajmi erdhi në një mënyrë krejt të veçantë.

U fol shumë për shtatzëninë e saj të cilën as nuk e mohoi dhe as nuk e kofirmoi, derisa ishte ajo vetë që publikoi lajmin e shumëpritur dhe bëri një bujë të madhe.

Pas lindjes, duket se ajo i është kthyer jetës së saj të zakonshme dhe në rrjetet sociale kanë dalë disa foto ku Kylie shfaqet së bashku me shoqen e saj Joyrdan Woods. Të gjithë janë habitur nga format e saj trupore, sepse dukej sikur nuk kishte lindur asnjëherë.

Në fakt, mediat e huaja kanë shkruar se duke qenë se ajo tashmë ka një famë kaq të madhe, sigurisht që ka edhe një skuadër të madhe që kujdeset për të. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje