Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Vesa Luma përlotet për babain e saj

(Foto) Vesa Luma përlotet për babain e saj
October 25
18:11 2016

Pasditen e sotme, në emisionin “Rudina” kanë qenë të ftuar Big Basta dhe Vesa Luma.

Ata kanë folur për këngën “Inna di dance” pas lindjes së djalit dhe më pas për  baladën e Vesës, dedikuar babait të saj, me titull “Sa mall!”. Gjatë transmetimit të këngës Vesa është përlotur dhe ka treguar se e ka publikuar atë në ditën e lindjes së babait, madje nëpërmjet klipit ka dashur të përcjellë vetëm emocion.

Përveç kësaj, çifti i këngëtarëve ka treguar emocionet e ardhjes në jetë të djalit të tyre, Lian, si dhe planet që kanë për të ardhmen.

Big Basta dhe Vesa Luma janë një çift midis Tiranës dhe Prishtinës.  Për momentin ata janë duke jetuar në shtëpinë e tyre në kryeqytetin shqiptar, por këngëtarja ka treguar se shumë shpejt do të zhvendosen në Kosovë për shkak të projekteve që Vesa do të fillojë si dhe koncerteve që pritet të nisin të dy./Blitz.al/

v

 

Komento
Shperndaje