Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Vendi ku Lori Hoxha ndihet si në shtëpi…

(Foto) Vendi ku Lori Hoxha ndihet si në shtëpi…
November 04
17:04 2016

Lori Hoxha, përveçse ka pëlqimin e publikut për veshjet dhe kombinimet që bën me look-un e saj, ka edhe një vlerë të veçantë për të gjithë punonjësit dhe ndjekësit e Top Medias, sepse është njëra prej trashëgimtareve të kësaj medie. Lori ka dashur të jetë edhe më e brendshme në Top Media duke u kthyer në producenten e disa prej emisioneve në Top Channel.

Vetëm përpara disa minutash, ajo ka postuar një fotografi në Instagram ku shfaqet në një prej studiove të Top Albania Radio. Lori ka qenë e ftuar për të folur rreth projekteve të saj në Top Channel, duke filluar me emisionin më të ri të Arbana Osmanit “Dua të të bëj të lumtur” dhe emisionet e tjera që janë në plan për t’u realizuar në të ardhmen.

lorii

Duket se Lori e ka shijuar shumë këtë eksperiencë në radio pasi edhe si diçiturë te fotografia ka shkruar: “Shtëpi…” – duke lënë të kuptohet se ajo ndihet aty sikur të jetë në shtëpinë e saj.

Sigurisht që edhe ndjekësve të saj në Instagram u ka pëlqyer ky postim dhe nuk kanë ngurruar të shprehin komplimentet e tyre…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje