Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Vajzat në “top formë” të showbiz-it shqiptar që e bëjnë edhe picën të duket seksi

(Foto) Vajzat në “top formë” të showbiz-it shqiptar që e bëjnë edhe picën të duket seksi
August 04
09:51 2017

Shpesh lexojmë në artikuj të ndryshëm se picat nuk janë të shëndetshme e në fakt nëse kontrollojmë kaloritë që ato të shtojnë në organizëm, kjo është e vërtetë, por ama që picat janë nga ushqimet më të shijshme e që kemi gjithmonë neps për to është pak, por e sigurt.

Ndaj ne të Blitz.al arritëm të gjejmë balancën e duhur që të keni mundësi të shijoni një picë të shijshme dhe njëkohësisht të shëndetshme.

Teksa lundronim në Instagram, pamë se tri nga disa vajzat të cilat janë në “top formë për sa i përket trupit të tyre, Aurela Hoxha, Lori Hoxha dhe Era Istrefi, bëjnë plazh duke shijuar edhe nga një picë.

***

***

Ajo që vëmë re është se vajzat kanë mundur që të krijojnë forma të mira trupore përgjatë gjithë vitit, duke u ushtruar në palestër ose aktivitete të tjera fizike dhe tani në verë, teksa bëjnë pushime, ia lejojnë vetes këto mëkate të ëmbla.

Teksa shohim mënyrën se si kanë pozuar të tria vajzat së bashku me picat që kanë zgjedhur, duhet të themi se edhe këto të fundit po na duken jo vetëm të shëndetshme, por edhe seksi!

Kështu që vajza, e gjetëm sekretin: një trup i mirë, pozicion po aq i mirë në foto dhe një picë buzë pishinës a detit, e nuk do t’ju vrasë ndërgjegjja aspak… /Blitz.al/

Shperndaje