Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Të qenit të thjeshtë i bën më të dashur këta personazhe

September 06
10:51 2016

Të arrish të pëlqehesh nga shumica e publikut për atë që jep do të thotë të jesh një person i suksesshëm në karrierë. Po kështu këta personazhe të showbizz-it shqiptar kanë arritur të bëjnë për vete me mijëra fansa duke qenë të zakonshëm, joperfekt dhe shpesh edhe popullorë.

Nëse do të shfletoni Instagram-et e tyre do të numëroni shumë pak foto të shkrepura në pozicionin perfekt apo të kuruara deri në detaje. Për ta më i rëndësishëm është realiteti dhe të qenit të zakonshëm, edhe pse njihen nga e gjithë Shqipëria. Shumica prej tyre janë këngëtarë, aktorë e prezantues, megjithatë kanë zgjedhur të japin një shembull tjetër: atë të të qenit vetvetja, ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim në shumicën e asaj që na shet televizioni apo rrjetet sociale.

Ermal Mamaqi njihet për tipin e tij dhe mund të themi se pikërisht fakti i të qenit popullor dhe i guximshëm me batutat e ka bërë më të dashur për publikun. Flori Mumajesi është një nga këngëtarët më të pëlqyer të muzikës shqiptare dhe Ledri Vulaj një nga reperat më të kërkuar. Fiori Dardha dhe Rozana Radi aktualisht janë disa prej femrave më protagoniste në mediat sociale. Olti Curri është një nga moderatorët dhe analistët më të ndjekur në Shqipëri dhe arsyeja kryesore pse është ndër më të pëlqyerit është pikërisht autoironia që ai përdor. Bes Kallaku dhe Flori Binaj, edhe pse e kanë pjesë të profesionit të tyre, humorin e përfshijnë edhe në përditshmërinë e tyre. Të gjithë ata që e njohin nga afër DJ Vicky-n e dinë që ai rrallë herë mundet të jetë serioz. Landi Hysi dhe Aurela Gaçe mund të themi se e kanë të pamundur të mos jenë vetvetja në çdo postim. Albana Osmani dhe Lumi B, referuar edhe fotove, janë më “familjarët”, ndërsa Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj moskokëçarësit.

Mjafton të shihni këto foto dhe do të kuptoni se ndoshta këto nuk janë më të bukurat estetikisht që ata kanë, por më të pëlqyerat, një pasqyrë e personazheve të vërtetë, që e jetojnë jetën dhe nuk e “shesin” përmes fotografive. Kjo shpjegon pse janë ndër më të pëlqyerit dhe njëkohësisht besnikë të vetvetes./Blitz.al/

Shperndaje