Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Të gjithë e dinë të lidhur me Majlindën, por Majk ka dy të dashura… të tjera

(Foto) Të gjithë e dinë të lidhur me Majlindën, por Majk ka dy të dashura… të tjera
August 31
11:33 2017

Prej më shumë se një viti, Majk ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të jetës së tij private.

U shkrua gjatë për lidhjen e tij me Majlinda Zekën (me të cilën ka edhe një djalë), ndarjen dhe ribashkimin e tyre pas ardhjes në jetë të vogëlushit Roan. Ditët e fundit ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, edhe pse asnjëri nuk e ka pranuar publikisht se janë bashkë.

Megjithatë, reperi nga Kosova na ka treguar se e ka kaluar mbrëmjen e djeshme me dy të dashurat e tij. Në fakt, nuk bëhet fjalë për persona fizikë por për dy piktura në mur. I rehatuar në divan me një gotë verë në dorë, Majk na ka prezantuar me dy “të dashurat”.

“Thjesht, unë dhe të dashurat e mia”,- shkruan reperi bashkangjitur fotos.

Ndoshta këto mund të jenë të vetmet të dashura që ka Majk pasi u bë baba? Majlinda vëzhgon… /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje