Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Të çmendur pas idhujve të tyre. Këta janë 11 njerëzit që kanë bërë gjithçka pë t’u ngjasuar atyre…

(Foto) Të çmendur pas idhujve të tyre. Këta janë 11 njerëzit që kanë bërë gjithçka pë t’u ngjasuar atyre…
August 09
16:02 2018

Ka kaq shumë njerëz të famshëm në mbarë botën, të cilët kanë pas vetes miliona adhurues që i ndjekin në aktivitetet e tyre. Disa prej tyre këmbëngulin që ato t’u kthejnë komentet apo shpesh që edhe t’u postojnë  “mesazhet” adhuruese që u shkruajnë. Përtej kësaj, ka edhe shumë të tjerë që përdorin pafund operacione plastike që t’i ngjajnë idhujve të tyre. Ne do t’ ju paraqesim një tablo të qartë me këto “fansa të çemndur” të personazheve të famshëm që kanë transformuar veten e tyre për t’ju ngjarë atyre.

 

  1. Megan Fox — Cláudia Alende

Cila nga këto është Megan Fox e vërtetë? Ngjashmëria ndaj njëra-tjetrës është vërtet shumë e madhe. Në anën e majtë është modelia braziliane Claudia Alende që duket më shumë se Megan-i i vërtet. Një fakt tjetër interesant është se Claudia ka më shumë ndjekës në instagram se Megan Fox!

  1. Madonna — Adam Guerra

Ju deshën plot 12 vite që Adam Guerra nga Los Angeles të arrinte dëshirën e tij për t’u dukur si ikona e famshme e popit, Madonna. Nëse ia ka arritur qëllimit duhet ta vlerësoni ju!

 

  1. Ricky Martin — Fran Mariano

Fran Mariano nga Argjentina ka tentuar të arrijë qëllimin e tij që të duket si këngëtari i famshëm Ricky Martin. Për ta bërë këtë, Fran humbi shumë në peshë. Fotoja më poshtë tregon transformimin e tij!

 

  1. Kylie Jenner — Amira Boualleg

Motra më e vogël e “Kardashians”, Kylie Jenner ka sozinë e saj në Instagram, vajzën 16-vjeçare Amira Boualleg nga Parisi. Ashtu si Kylie, Amira e do kozmetikën dhe shpreson se një ditë do të jetë në gjendje të lançojë markën e saj.

 

  1. Superman — Herbert Chavez

Tifozi i Superman, Herbert Chavez nga Filipinet, iu nënshtrua 26 operacioneve për t’u transformuar në heroin e tij. Ëndrra iu bë realitet në moshën 37-vjeçare.

 

  1. Angelina Jolie – Chelsea Marr

Vajza nga Anglia, Chelsea Marr  ka duruar abuzime të mëdha që i janë bërë në internet për shkak të ngjashmërisë së saj me Angelina Jolie. Abuzimi në internet ishte një nga arsyet kryesore që Chelsea hoqi dorë nga modelimi. Ajo pranoi se pavarësisht nga të gjitha komentet negative, ajo është e lumtur për ngjashmërinë e saj me aktoren.

 

  1. The Hulk — Romario Dos Santos Alves

Një bodybuilder brazilian mendonte se muskujt e fryrë nuk ishin të mjaftueshëm për t’u dukur si heroi i tij Hulk. Kjo është arsyeja pse Romario vendosi të bënte injeksione silikoni për t’i bërë krahët të dukeshin më të mëdhenj. Si ju duket?

 

  1. Rihanna — Renee Kujur

Siç rezulton, India ka modelen e saj “Rihanna”, Renee Kijur, e cila është me të vërtetë krenare për ngjashmërinë e saj me këngëtaren amerikane.

 

  1. Leonardo DiCaprio — Konrad Annerud

Modeli suedez Konrad Annerud duket si DiCaprio kur ka qenë i ri. Ai mund të luajë lehtë një film biografik pasi tiparet janë kaq shumë të ngjashme.

 

  1. Kim Kardashian — Kamilla Osman

Kim Kasrdashian ka shumë kopje, por Kamilla Osman nga Kanadaja është definitivisht më e famshmja. Sipas Kamilla, ajo kurrë nuk donte të dukej tamam si Kim. Ajo gjithashtu mori pjesë në xhirimin e një prej episodeve të familjes Kardashian. A nuk duken si binjake?

 

  1. Jessica Rabbit, The Little Mermaid and other characters — Pixee Fox

Modelja suedeze nga Las Vegas, Pixee Fox, duket si disa karaktere të Disney në të njëjtën kohë. Duke dalë përballë kamerës ajo duket si Jessica Rabbit, kur qëndron në profil duket si Ariel. Duhet ta themi se Pixee Fox ju nënshtrua shumë operacioneve plastike për t’u dukur si kartonët e Disney. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje