Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Taylor Swift është një kumbarë model! Ajo dhe bebja Leo kanë një lidhje të veçantë

July 18
09:48 2016

Qëkur aktorja dhe modelja Jaime King lindi vogëlushin Leo, ajo  shprehu dëshirën që kumbarë e tij të ishte pikërisht Taylor Swift. “Gjithnjë kam menduar se kumbara është një nënë e dytë për fëmijën, ndaj dhe zgjodha Taylor-in sepse ajo është e kujdesshme, bujare dhe shumë e dashur me të gjithë. Ajo është vërtet e zonja, origjinale dhe një njeri i rrallë…”, – ka thënë Jaime King.

Ndërkohë që bebja Leo festonte njëvjetorin, Jaime King nuk ka ngurruar të ndajë momente të vogëlushit me Taylor Swift. Kjo e fundit duket vërtet e lumtur dhe e dashur përkrah bebes së vogël, me të cilin ka një marrëdhënie shumë të bukur dhe të kujdesshme.

Ndiqni fotografitë e Taylor-it si kumbarë pasi të tillë nuk e kemi parë asnjëherë.

Shperndaje