Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Statuja e Diego Armando Maradona-s që i habiti të gjithë, ka shumë pak ngjashmëri më ikonën e futbollit

(Foto) Statuja e Diego Armando Maradona-s që i habiti të gjithë, ka shumë pak ngjashmëri më ikonën e futbollit
December 12
13:09 2017

Të gjithë kanë mbetur të habitur kur Diego Armando Maradona ka zbuluar statujën e tij duke mbajtur Kupën e Botës në Kalkuta të Indisë.

Në fakt zbulimi i saj pritej që të ndodhte që në shtator, por as vonesa e Maradonës nuk i ka shtyrë skulptorët që të ndryshonin ose të prodhonim një statujë më të ngjashme me ish-lojtarin e Napolit dhe Barcelonës .

Ajo që kanë parë të gjithë i ngjan shumë pak ikonës së futbollit dhe fizikut të tij. Në fakt, habia u dallua edhe në fëtyrën e Maradonës por pavarësisht kësaj ai tha: “ Nuk jam Zoti i futbollit por një lojtar i thjeshtë, jam i lumtur që jam në Kalkutë dhe është e mrekullueshme të kem një statujë këtu.”

57-vjeçari ishte i shoqëruar nga e dashura e tij Rocio Olivia dhe ndodheshin në Kalkutë për bamirësi. /Blitz.al/

 

 

 

 

Komento
Shperndaje