Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Sopranoja e njohur shqiptare, e ftuara speciale në hapjen e madhe të Operës së Dubait

September 01
12:45 2016

Është zhvilluar mbrëmjen e djeshme hapja e madhe e operës më të re në Emiratet e Bashkuara, Opera e Dubait. Ndërtimi i saj ka nisur në vitin 2013 dhe ka përfunduar pas 3 vitesh punë intensive. Finalizimi i këtij projekti ka kërkuar shumë kohë, pasi kjo opera është vendosur në ndërtesën më të lartë të Dubait, e cila ka kapacitet për mbi 2 mijë njerëz.

I ftuari kryesor në ceremoninë e hapjes së madhe ka qenë legjendari i operës, Placido Domingo, i cili ka dhënë një koncert të një niveli të lartë. Por tenori i njohur botërisht nuk ka qenë i vetmi i ftuar, pasi atij i është bashkuar edhe sopranoja e talentuar shqiptare, Inva Mula.

Inva Mula ka shpërndarë disa fotografi nga këto momente të rëndësishme të jetës së saj me të gjithë ndjekësit në Facebook. Në fillim ajo ka treguar se ka vendosur të vishet me një fustan elegant të gjatë, i cili ishte i punuar me detaje. Më pas, sopranoja ka treguar edhe mbi emocionet që ka ndier teksa këndonte së bashku me tenorin Placido Domingo. Madje ka qenë pikërisht ai  i cili e ka prezantuar Inva Mulën për publikun e gjerë në Operën e Dubait.

Në këtë çast tejet të rëndësishëm në karrierën e sopranos shqiptare, ajo shoqërohet nga bashkëshorti i saj Hetem Ramadani. /Blitz.al/

Shperndaje