Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Soni Malaj na prezanton “Sophie”-n e saj

June 01
15:37 2016

Soni Malaj, një nga këngëtaret e dashura për publikun, duket se dëshiron të guxojë edhe në një fushë tjetër, ku nuk e kemi parë më herët. Soni na ka treguar se ka talent në aktrim e kërcim, veç vokalit, por nuk e kemi parë si një bizneswoman.

Për Blitz.al, Soni ka treguar se nesër do të hapë lokalin e saj, një bashkëpunim me rrjetin “Sophie” të kafeneve. Nëpërmjet fotove ekskluzive, këngëtarja tregon se lokali ju premton një ambient të këndshëm, në të cilin mund të kaloni kohën tuaj të lirë.

“Të enjten, më datë 2 qershor, në orën e  19:00, ju pres të trokasim gotat në hapjen e biznesit tim”,- është kjo ftesa e Sonit. Lokali ndodhet te Galeria, pranë kinemasë “17 Nëntori”.

Shfletoni galerinë dhe shihni ambientin e lokalit të këngëtares.

Shperndaje