Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Siç e do tradita, familja e aktorit shkon të kërkojë dorën në familjen e Almedës

(Foto) Siç e do tradita, familja e aktorit shkon të kërkojë dorën në familjen e Almedës
November 29
12:17 2016

U bë e njohur dje përgjatë gjithë ditës në media se modelja shqiptare, Almeda Abazi, që jeton në Turqi dhe ka vite në një marrëdhënie me aktorin turk, Tolgagan Sayisman, do të martohet pasi ky i fundit e ka propozuar për martesë. Mirëpo jo vetëm kaq, Almeda ka menduar të bëjë një martesë tipike shqiptare, duke ndjekur të gjitha rregullat dhe traditat.

Aktori turk ka shkuar në familjen e Almedës dhe babai i tij i ka kërkuar dorën familjes për nusen e re. Almeda, nga ana tjetër, ka qerasur krushqit me çaj dhe ëmbëlsira. Më pas familjet e të dyve kanë shkrepur edhe disa foto, që janë bërë publike në rrjete sociale.

16-640x410

c1

Tani pritet të bëhen edhe planet e ceremonisë së dasmës, që shpresojmë të jetë sa më e bukur! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje