Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Shihni se sa është rritur princi George teksa feston 3-vjetorin e lindjes!

July 22
11:41 2016

I veshur shumë sportiv, princi i vogël George ka pozuar përpara aparatit fotografik për disa foto të reja në nder të ditëlindjes së tij të tretë. Fotografi Matt Porteous ka menduar që ky shërbim fotografik të kryhet në oborrin e shtëpisë mbretërore, sepse ai është mjedisi perfekt që mund të tregojë ditët e bukura dhe me diell të verës.

Ditëlindja e tij e tretë ka kaluar në një festë private me familjarët dhe miqtë e afërt. Mami Kate është shprehur se ajo e adhuron qetësinë e të birit dhe shpreson që në këtë mënyrë ta mësojë edhe motrën e vogël, pasi, me sa ka kuptuar deri tani, sipas Kate, princesha Charlotte ka një karakter më impulsiv.

Ndërkohë që këto foto janë shpërndarë edhe në llogarinë zyrtare të familjes mbretërore në Instagram, mund të themi se princi i vogël George është mjaft fotozhenik! /Blitz.al/

Shperndaje