Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Sheshi Skënderbej gati për mbrëmjen më gjigande të vitit

(Foto) Sheshi Skënderbej gati për mbrëmjen më gjigande të vitit
September 23
21:06 2017

Violinisti Shkëlzen Doli, ditën e sotme më 23 shtator, në sheshin “Skënderbej” do të bashkojë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Mali të Zi dhe diasporës me “Albanian Soul”.

Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohet një eveniment që do të ngjasojë me evenimentet elitare që prej më shumë se 1 dekadë kanë mbushur sheshet dhe stadiumet në mbarë botën.

Shkëlzen Doli, violinisti i Filarmonisë së Vjenës, që përfaqëson denjësisht Shqipërinë prej 25 vitesh në Vjenë, do të sjellë mbrëmjen e sotme në Tiranë një event që do të bashkojë shqiptarët kudo ku ata jetojnë. Për herë të parë muzika shqiptare nën violinën e Shkëlzen Dolit do të magjepsë çdo shqiptar dhe kjo shfaqje do të transmetohet në disa televizione në Azi, Europë e SHBA.

Sheshi Skënderbej është bërë gati për të dëgjuar muzikë të mirë dhe publiku është i entuziazmuar në pritje të shfaqjes mbrëmjen e sotme. Nga sa kemi mësuaar shumica e biletave janë shitur tshmë por për të gjithë ata që ende dëshirojnë të marrin pjesë në eventin më të rëndësishëm të muzikës klasike mund të drejtohen në 500 pika të agjensisë Ëestern Union për të marrë bileta. Në vijim do të gjeni pamjet e para që vijnë nga përgatitje e madhe e koncertit në Sheshin SKënderbej./Blitz.al/

 

Shperndaje