Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Salsano Rrapi i vë rripin e sigurimit edhe zogut!

(Foto) Salsano Rrapi i vë rripin e sigurimit edhe zogut!
August 31
19:01 2016

Sezoni i ri i spektaklit të humorit “Portokalli” ende nuk ka filluar, ama personazhet e tij nuk ndalojnë së shkaktuari të qeshura.

Këtë e ka bërë edhe aktori e moderatori Salsano Rrapi, i cili në profilin e tij në Instagram ka postuar një foto ku shfaqet brenda makinës, në të cilën ka futur një kafaz me një zog në të, të cilit i ka vënë rripin e sigurimit!

“Shteti nxjerr rregulla të reja për njerëzit që duhet të vendosin rripin e sigurimit, ne i zbatojmë edhe për zogjtë”, – shkruan Salsano me shaka.

Zogu në kafaz, kafazi me rrip sigurimi… gjeniale! Zogu duhet të jetë ndier më i sigurt se kurrë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje