Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) “Sa për b*le, mund t’i kem më të mëdhaja…” – Ronela reagon ashpër ndaj komenteve ofenduese të ndjekësve

(Foto) “Sa për b*le, mund t’i kem më të mëdhaja…” – Ronela reagon ashpër ndaj komenteve ofenduese të ndjekësve
October 25
15:37 2018

Ronela Hajati na ka treguar gjithmonë se është një vajzë pa komplekse. Edhe pse tashmë një këngëtare mjaft e njohur ajo ka reflektuar thjeshtësinë dhe origjinalitetin e saj. Prej disa ditësh Ronela ka udhëtuar drejt SHBA-ve dhe nuk ka nguruar të postojë video dhe foto të ndryshme.  Por fotoja që do shihni pak më poshtë ka ngjallur mjaft debat dhe ndjekësit kanë kaluar në ofendime. Kjo sepse sipas Ronelës një rrudhë në pjesën përpara të veshjes ka bërë që komentuesit ta krahasojnë me organin gjenital të një mashkulli.

 

View this post on Instagram

 

🌙

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

Këngëtarja ka reaguar sot në lidhje me këtë dhe ka publikuar disa Instastory ku shprehet se në fakt ndryshe nga New York-u ku ajo ndodhet , njerëzit kanë shumë punë dhe nuk kanë kohë për fjalë, në Shqipëri ka shumë parazitë që në fakt nuk kanë faj.

“Dmth, nga këtu ku jam, ku shoh njerëz që kanë 100 punë, që ikën dita pa e kuptuar dhe prapë kanë gjithmonë kohë për të thënë një fjalë të mirë, e kuptoj gjithë dëshpërimin dhe kohën e lirë parazitare që kemi për të nxjerrë vetëm mllef, vrer, ofendime zili! Dhe mbase s’keni faj! Dhe sa për b*le, unë realisht mund t’i kem më të mëdhaja se ca “skutha” që e mbyllin natën duke i shfryrë gjithë epshet e tyre të neveritura nëpër foto…. U më fal! Edhe një gjë! Ishte thjesht një rrudhë se ka dhe nga ata që s’hanë pykë farë dhe e mendojnë vërtetë ore! Dhe po shkruaj shqip meqë kemi shumë kërkesa ahahahha. Plus dhe mos ju dëgjojë njeri tjetër! Ditë të mbarë!

Ajo e ka mbyllur postimin e saj ku shton se: “Tani besoj është momenti që po të njëjtët dërgojnë nga këto mesazhet e tipit: “Të drejtë ke”, “Po me ca merresh”, “Bravo Ronela” . etj.

Nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare bëhet protagoniste e të tilla situatave dhe pre e komenteve negative që ajo i merr gjithmonë me shumë sportivitet por kësaj here nuk ka ndodhur kështu. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje