Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Rudina Magjistari na prezanton Mian

August 06
13:13 2016

Rudina Magjistari - Instagram

Moderatoja Rudina Magjistari është duke kaluar një nga periudhat më të ëmbla, duke qenë se i është përkushtuar tërësisht rritjes së vajzës së saj, Mias. Rudina së bashku me familjen e saj duket se po kalon disa ditë pushimesh në jug të Shqipërisë.

Mia e vogël ka provuar për herë të parë të lahet në det, edhe pse është vetëm 9 muajshe, ndaj mami Rudina ka vendosur ta shpërndajë këtë çast të bukur me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

“Mendova se ishte një “Folie” ta fusja Mian 9-muajshe në det sot për herë të parë, por në fakt asaj i pëlqeu aq shumë, sa hidhej brenda në ujë nga gëzimi. Çfarë lumturie!” – ka shkruar Rudina bashkëngjitur fotos ku vajza është duke u larë në det.

Ne i urojmë Rudinës dhe Mias së vogël pushime të këndshme në vazhdim! /Bliz.al/

Komento
Shperndaje